Shkodra vijon e përmbytur, askush nuk interesohet për banorët e zonave problematike, mbeten në mëshirë të Zotit



Prej ditesh zona te tera te bashkise Shkoder ndodhen nen uje si pasoje e reshjeve te shiut dhe shkarkimeve nga hidrocentralet. Situata paraqitet problematike ne disa njesi administrative ku ndodhen nen uje dhjetra hektare toke bujqesore si dhe kercenohen shtepi banimi.



Banoret atje deklarojne se ndihmat qe ju kane shkuar jane minimale, vetem uje i pijshem dhe asgje tjeter, megjithese kane nevoje per rezerva ushqimore per veten dhe bagetite. Zeri i tyre pak eshte degjuar dhe ne gjithe kete situate paradoksale eshte braktisja qe ju kane bere deputetet socialist te qarkut. Nese ne zona te tjera te Shqiperise, deputetet e PS kane shpejtuar te jene prane komunitetit qe i ka votuar, ne Shkoder ka ndodhur e kunderta dhe ato jane strukur te gjithe.



Asnjeri nuk eshte pare ne terren per te qene prane ketyre banoreve, per ti degjuar nevojat e tyre e per te ndermjetesuar tek strukturat qe te kene zgjidhje sa me te shpejta. Megjithese socialistet kane 4 deputet te dale nga votat e banoreve te qarkut Shkoder, asnjeri prej tyre nuk ka denjuar te veshe kepucet e te zbrese ne terren, atje ku ujerat kane vershuar duke shkaktuar deme te shumta.

Pas pak javesh atehere kur te nis fushata elektorale, ata do te bejne te kunderten, do shpejtojne te jene prane banoreve duke kerkuar vota e duke bere premtimet e genjeshterta te radhes, sepse kur realisht komuniteti eshte ne nevoje, nuk gjenden aty, pertej asaj qe ne fushate deklarojne.

Ky eshte shembulli i shemtuar qe meriton me se miri te ndeshkohet me vote, e ku modeli i atyre qe shohin karrigen e tyre, te cilido krah te jene, te mbahen larg vendimarrjes, kur nuk jane te afte as per nje problematike te reagojne, pasi te japin zgjidhje eshte luks i madh t’ju a kerkosh. /ShkodraNews/