Shkodra vuan nga ko.ronavi.rusi, Voltana Ademi organizon festa, ja ç’ndodh nesër…me qindra do mblidhen



Megjithese perballemi me te njejten situate qe ka shkaktuar ne te gjithe vendin koronavirusi, jo te gjitha bashkite kane te njejten sjellje. Madje as ato qe jane brenda te njejtit qark, nuk e kane sjelljen e njejte me rrezikun qe ka ky virus dhe mbi te gjitha kur shifrat e javeve te fundit jane jo pak te frikshme. Mjafton te shohesh bashkine Shkoder dhe ta krahasosh ate me Malesine e Madhe, Puken, Vau Dejesin apo Fushe Arrezin ku shifrat jane shume here me te uleta per te kuptuar pergjegjesine qe ka secili prej te zgjedhurve vendore. Voltana Ademi, ajo qe ditet e para “bertiste” me te madhe per shtim te testeve dhe rritje te masave, sot nuk po i ndahen festave dhe organizimeve, duke shkaktuar grumbullime njerezish. Nga festa e Velipojes tek panairet, ku i radhes eshte ai i 12 gushtit perpara sheshit te bashkise Shkoder, ajo ka zgjedhur te mos pyes per asgje, qofte masa, distancim fizik e shmangie te grumbullimeve te njerezve. Sic duket per Ademin nuk perben me shqetesim qe Shkodra eshte qarku i trete me numrin me te madh te te infektuarve, si dhe viktimave, por per te me rendesi jane festat dhe tubimet. Ndryshe ndodh ne Malesi te Madhe ku bashkia atje ka vendosur te anulloje dy festat simbol te pervitshem, Logun e Bjeshkeve dhe Festen e Reçit. Ne njoftimin per shtyp theksohet se rreziku Covid sjell anullimin e tyre. “Të nderuar qytetarë!



Nisur nga situata pandemike Covid-19 në Shqipëri dhe në botë si dhe në zbatim të të gjitha rregullave dhe udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë ju njoftojmë se aktivitetet “Logu i Bjeshkëve” dhe “Festa e Reçit” nuk do të organizohen. Ky vendim është marrë duke zbatuar plotësisht udhëzimet e OBSH dhe Qeverisë Shqiptare si dhe duke respektuar të drejtën e popullatës për të qenë të sigurtë. Urojmë që kjo situatë të përfundojë sa më shpejt dhe të gjithë ne t’i rikthehemi normalitetit”. Se cila eshte arsyeja qe Ademi kerkon me kaq ngulm te beje cdo organizim te parashikuar e di vetem ajo, por rreziku i Covid mbetet i larte dhe asesi kjo nuk i sherben Shkodres dhe jetes se banoreve te saj.