Shkodranët dynden në Velipojë, por Voltana i ka rezervuar një surprizë (foto)

Rritja e menjehershme e temperaturave dyndi qytetaret ne plazhin e Velipojes gjate kesaj te diele. Ditet e gjata me shi dhe temperatura te pafavorshme, duket se dhane efektin e tyre per ata qe mezi prisnin plazhin, pasi nuk vonuan te shpejtojne drejt tij. Por pamja qe gjeten ne Velipoje ishte me shume
se tronditese.

Asnje mase e marre dhe mbeturinat qe lulezonin ngado, jo vetem ne hapesira te caktuara por edhe ne mes te reres. Me perjashtim te hapesirave te kufizuara ku privati ka kryer nderhyrjet e veta, ne zona te tjera gjendja ishte me shume se alarmante.

Voltana Ademi dhe stafi i saj nuk kane patur kohe te vene dore, pasi ju eshte dashur te jene ne proteste, me shashka e molotov, e jo aty ku qytetaret paguajne taksa por fatkeqesisht nuk marrin sherbime. 3 here e shtyu çeljen e sezonit dhe tani qe moti po favorizon, Ademi nuk shqetesohet te marre masa duke derguar fadroma e punetor per ta pastruar, por ben sehir dhe merret me politiken e madhe ne rrjetet sociale.

16 qershori eshte caktuar si date e radhes per ta hapur sezonin, gjithmone nese edhe ajo nuk deshton, por serish mbetet larg cdo mase te marre dhe standarti te kerkuar, kur kane mbetur edhe vetem 5 dite kohe per te vepruar. Aventurat e kryebashkiakes se Shkodres me menaxhimin e territorit po behen perhere e me te rrezikshme por edhe te dyshimta ne kete fund mandati, pasi demi ekonomik e jo vetem i behet qytetit dhe jo asaj personalisht qe po largohet me turp.

Shkodraneve nuk u ka mbetur gje tjeter por vecse ti pergjigjen Ademit njelloj sic ben ajo kundrejt qeverise me protesta e molotov per punet qe nuk ben dhe shkaterrimin qe po ja le Shkodres si damke. Ndryshe nga te gjitha plazhet e tjera Velipoja ka plot risi qe do te duhej ti shfrytezonte por per fat te keq ka mbetur nder plazhet me te prapambetura dhe me pak te frekuentuara. Mjafton te merret shembulli i Shengjinit ngjitur per te kuptuar se sa larg eshte kjo zone per nje sezon te mbare e me standarte./ShkodraNews