Shkodranët nuk flënë më në zheg por votojnë Valdrinin. Ky detaj do ju çmendë

Shkodranët sot i dhanë një shuplakë votimeve me një kandidat të Edi Ramës. Votimi sot ka qenë në një pjesëmarrje jashtëzakonisht të vogël, gati të papërfillshme, edhe pse për kandidatin e PS, Valdrin Pjetri kjo ishte një “fitore historike”.

Por ajo që bie në sy në raportet zyrtare të KQZ për numrin e votuesve dhe shpërndarjen e tyre në fashë orari, është pikërisht ora 15:00 deri në 18:00.

Sipas deklarimit të KQZ në këtë fashë orari, në mes të drekës e vapës, kanë votuar plot 2900 shkodranë… pra i bie që për tre orë kanë votuar aq sa është votuar për gjithë orët e tjera.

Epo diku fle lepuri!!!  Në pikë të zhegut, kur shkodranët e kanë “marak me fjetë”, qenkan ngritur dhe kanë shkuar të votojnë e ndërkohë fshatrat dhe Malësia e Madhe kanë bërë të kundërtën?!