ShkodraNews zbulon detaje të reja, ja çfarë deklaroi në polici Berhan Bajrakurtaj

Detaje te reja pritet te marre ne oret ne vijim ngjarja e policit Berhan Bajrakurtaj, i arr.estuar nga koleget e tij pas denoncimit per ngacmim s*ksual ndaj nje 15 vjecareje ne Gruemire. ShkodraNews ka zbuluar detaje te reja nga marrja ne pyetje e tij prej efektiveve. Ne deponimin e bere ai ka mohuar akuzen e ngritur por nuk ka pranuar te jape detaje.

Ekspertet i kane bllokuar telefonin celular dhe po kryhet verifikimi i tij, bisedat e bera, pamjet dhe videot si dhe cdo detaj tjeter qe i sherben hetimit. Ne te njejten kohe do te kerkohet prej medias qe eshte publikuar video, te merret kontakti me nenen e vajzes dhe cdo informacion tjeter qe zbardh apo ndihmon hetimet e nisura bejne me dije burime policore. Ne pyetje eshte marre deri ne oret e vona edhe drejtoresha e gjimnazit te Gruemires, nese ka patur dijeni per ngjarjen, i eshte shprehur dicka e tille nga nxenesja apo prindi i saj. Kjo per faktin se ShkodraNews meson se efektivi ka shkuar disa here ne shkolle per shkak te ngjarjeve qe kohet e fundit jane shenuar per kete institucion, por jo per fenomenin ne fjale.

Drejtoresha mesohet te kete deklaruar se nuk ka patur dijeni dhe eshte shprehur e habitur qe ne shkollen e saj te kete nje problem te tille. Gjate te martes do te merren ne pyetje edhe mesuesit si dhe bashkemoshatare te vajzes. Per shkak te problematikes qe ka ceshtja, policia thote se po e heton me kujdes, kjo me urdher te prere te vete ministrit Lleshaj. Ne rrjetin social facebook pak ore pas ngjajres, njeri nga profilet e efektivit qe ka qene edhe i perdorur prej tij jane fshire te gjitha pamjet, fotografite si dhe te dhenat e tjera. Mesohet se paralelisht nje grup pune ne polici po heton edhe per shkak se ngjarja mund te jete e stisur lidhur me 15 vjecaren dhe konflikti te kete buruar nga maredhenie te tjera te efektivit./ShkodraNews