Shkodrani 9 vjeçar kampion noti mbarëkombëtar. Talenti Ajdin Loshi premton për të ardhmen!

Kur flasim për sportin në Shqipëri, nuk kemi sesi të mos ndalemi në shtëpinë ku lindi dhe u rrit kjo disiplinë, Shkodrën. Aty i pati hapat e parë futbolli amator e më pas ai profesionist, në këtë qytet lindi dhe u rrit edhe basketbolli, volejbolli, boksi, çiklizmi, atletika.

Por duke patur fatin të jetë e rrethuar nga ujrat, Shkodra do të ishte edhe qyteti ku mori jetë një nga disiplinat më të veçanta të sporteve, noti. Shume kampionë i dha ky qytet këtij sporti, duke garuar fuqishëm në shkallë kombëtare e ndërkombëtare.

Pas një luhatje që pati në vitet e tranzicionit, ky sport në Shkoder po rikthehet serish fuqishëm, e këtë premtim për te patur edhe njëhere lavdinë e dikurshme na e japin talentet e reja, ato qe fatmirësisht kurre nuk kanë munguar.

I tillë është rasti i 9-vjeçarit shkodran Ajdin Loshi.

Duke mos pyetur për moshën e aq më pak për garën e forte, djaloshi shkodran arriti të shpallet kampion i notit ne shkallë kombëtare. Në kampionatin mbarëkombëtar për të vegjel ai nuk pyeti për rival, duke qënë absolut në garat e zhvilluara të 100 metershit në stil e të lirë, e duke bërë të valvitet në podium flamuri kuqeblu i Vllaznisë.

Loshi premton të jetë emri që do të nderojë jo vetëm Shkodrën por mbarë Shqipërinë, sepse ai ka të gjitha cilësitë për të qenë kampion. Trajneri i tij Kolë Shiroka flet me nota pozitive për këtë talent por edhe përformancën që pati në gara, duke treguar edhe njëherë pergatitjen serioze dhe pjekurinë për të qënë nje notar i spikatur, megjithëse vetëm 9 vjeçar.

U zhvillua edhe këtë vit kampionati mbarëkombëtar i notit. I kënaqur me rezultatet e arritura?

Ashtu si çdo vit në periudhën e marsit zhvillohet kampionati mbarëkombëtar i fëmive. U përfaqësuam me disa sportista, ku Ajdin Loshi në 100 metër stil i lirë u shpall kampion në Shqipëri për moshat 2009-2010. Edhe në vend të tretë doli Drini Ujkashi në 50 metër stil i lirë. Këto rezultate vijnë si rezultat i një pune disavjeçare me këto sportistë, e veçanarisht me Ajdinin, ku familja e tij kontibon veçanarisht për të, ku duhet të falenderoj babain e tij. Këtë vit na u ofruan kushte favorizuese për notin, pasi deri tani kemi zhvilluar stërvitje vetëm në periudhën e verës, ndërsa këtë vit tek kompleksi LUANI A zhvillojmë stërvitje 3 herë në javë.

A ka një interes të shtuar nga të rinjtë apo fëmijët e Shkodrës ndaj këtij sporti?

Ka interes dhe stërvitje të shtuar ndaj këtij sporti në Shkodër. Unë kam krijuar tre grupe fëmijësh, të rinj dhe të reja, që angazhohen dhe bëjmë stërvitje me dy dhe tre seanca.

A keni mbështetje nga pushteti lokal apo institucione të tjera?

Të them të drejtën, deri tani mbështetja e vetme kanë qenë përpjekjet e familjeve të sportistëve. Shpresojmë që nëse arrijmë rezultate të kemi edhe vëmendjen e bashkisë.

Cili është objektivi juaj në garat e ardhshme?

Objektivi jonë është triumfi edhe në gara të tjera. Kemi edhe sportistë të tjerë cilësorë, si: Jozef Shiroka, Toni Guli, Helios Hysa, Atlin Kodra, Amel Boshnjaku. Është një grup sportistësh që synoj rezultate sa më të larta në këtë sport. Pasioni është në plan të parë dhe që më nxit të punoj sa më shumë me këto talente. Por, duhet edhe mbështetja për të ngritur sa më lartë sportin e notit.

Ndërsa vetë 9-vjeçari kampion Ajdin Loshi shprehet:

Ajdin, Vllaznia vijon te deshmoje se mbetet kampione ne shume sporte, e ku padyshim noti eshte tradite e ketij qyteti, pasi ketu lindi si sport. Si ndiheni per kete cmim te marre?

Sigurisht qe ndihem teper i kenaqur sepse ky cmim eshte shperblimi i punes intensive disavjecare.

Jeni ne moshe te re, por te dhenat tuaja premtojne shume. Do te vazhdoni me kete pasion dhe kembengulje stervitjen per te sjelle te tjera trofe ne Shkoder?

Padyshim qe po. Edhe pse stervitja deri vone ka lene per te deshiruar sepse eshte realizuar vetem ne muajt e veres per shkak te mungeses se nje pishine te pershtatshme dimerore, e cila u mundesua kohet e fundit nga nje kompleks privat.

Cilat jane kushtet stervitore dhe sa nevoje ka per nderhyrje dhe mbeshtetje ndaj jush si brez i ri?

Deri tani mbeshtjetja ka qene totalisht vetem familjare ku babai im, Altini eshte gjithmone prane meje dhe me mbeshtet ne menyre te vazhdueshme. Shpresojme qe ne te ardhmen te interesohen edhe institucionet perkatese per kete pune.

Sa ju ka ndihmuar eksperienca e trajnerit Shiroka ne kete mes?

Sigurisht qe profesori ka qene nje ndihmese e madhe sepse ai eshte organizuesi dhe shtylla kryesore e ekipit tone, me te cilin stervitem rregullisht.

Synoni kompeticionet nderkombetare dhe sa jeni i gatshem per keto perballje, ne nje disipline kaq te bukur por edhe te veshtire si noti?

Padyshim qe po. Do te vazhdoj stervitjen intensive sepse tani kushtet jane edhe me te favorshme nga krijimi i pishines dimerore per here te pare ne Shkoder, nga nje biznes privat.