Shkoi në dasëm për të kënduar, e pabesueshme çfarë i bën dhëndri këngëtares së njohur

Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri, e ftuar pasditen e sotme në ‘Thumb’ ka folur për karrierën e saj muzikore dhe jo vetëm.

Ajo këndon shpesh edhe nëpër dasma dhe ka treguar një histori gazmore që i ka ndodhur në një dasëm në Maqedoni.

‘Isha në një dasmë në Maqedoni dhe atje burrat marrin edhe nga dy gra ndonjëherë. Dhëndrin e martuam ne një ditë më përpara dhe ditën tjetër e pashë unë në supermarket. ‘Ku je o loqk’, më tha mua, ‘Do të mbaj në pëllëmbë të dorës, mbretëreshë do të kem’. Po ti u martove dje i thash. Po s’ka gjë tha ajo është për shtëpi, ty të kam për qejf’, rrëfeu Anxhela.