Shkoi në hotel, Manjanit ia plasin portën në fytyrë, ja sherri i deputetit demokrat për ta shpëtuar

Këtë skenë që ka ndodhur e keni humbur gjatë protestës së opozitës para Kryeministrisë. Paparaci i Panorama Plus ka sjellë në vëmendje një sitauatë të ndodhur para Hotel Rogner. Pas përgjigjies me gaz lotsjellë nga ana e policisë sulmeve të protestuesve,shumë prej tyre tentuan të futen ku të munden për të shpëtuar.

Kështu ndodhi edhe me ish ministrin Ylli Manjani i cili u drejtua për në Rogner, por që iu  mbyll porta në fytyrë. Roja nuk e lejoi të futej për arsye se kishte dyndje njerëzish që kërkonin të futeshin brenda.  Ka qenë deputeti demokrat Agron Shehajt, i cili ndodhej brenda ambienteve që ka ndërhyrë për të bërë të mundur që Manjani të futej brenda në “Rogner” dhe të shpëtonte nga efektet e gazit lotsjellës.