Shkoi të blente gjëra për fëmijët, nëna e re humb jetën pasi iu bë mburojë foshnjës së saj

Në mesin e 20 viktimave, të mas.akres së djeshme në El Paso, ku një 21-vjeçar qëlloi mbi klientë e një qendre tregtare, ishte dhe një grua e re 25-vjeçe me djalin e saj dy muajsh në krah.

Motra e saj, tha se 25-vjeçarja kishte shkuar në supermarket për blerë pajisje shkollore për fëmijët e tjerë më të mëdhenj.

Nga plagët mbi fëmijën-ka shpjeguar 19-vjeçarja për Associated Press- duket që motra ime është kthyer në mburojë. Kështu që kur është qëlluar me fëmijën në krahë mund t’i ketë rënë sipër, pra ka dhënë jetën për ta mbrojtur”. 25-vjeçarja, ishte nënë e tre fëmijëve.

Ryan Mielke, një zëdhënës i qendrës mjekësore El Paso, tha se 13 të plagosur ishin shtruar në spital, midis këtyre dy fëmijëve, ata më pas u transferuan në spitalin e fëmijëve. Njëmbëdhjetë të plagosur të tjerë, të moshës midis 35 dhe 82 vjeç, u pranuan në qendrën mjekësore Del Sol.