Shkoi të tërheqë ndihmën për Covid-19, gjen 8 milionë dollarë në llogari



Një burrë në Indiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkoi të tërhiqte pagesën prej 1700 dollarësh të akorduar nga shteti për të përballuar vështirësitë ekonomike për shkak të koronavirusit, por gjeti mbi 8 milionë dollarë në llogarinë e tij bankare.



Charles Calvin, i cili punon si zjarrfikës vullnetar në Nju Çikago, tha për mediat lokale se nuk u besonte syve kur kishte parë shumën marramendëse në llogarinë e tij.



“Shkova për të tërhequr vetëm 200 dollarë kur pashë se çfarë kisha në llogari”, tha ai.

Ai telefonoi bankën, të cilët i thanë se paratë ishin tërhequr nga llogaria e tij, pasi ishin hedhur gabimisht aty.

“Brenda pak sekondash isha milioner, më pas sërish i varfër”, u shpreh Calvin.