Shkojnë të marrin nusen në Peshkopi, krushqve dhe dhëndrit i ikën fytyra kur gjejnë opozitën në rrugë. Ja çfarë ndodhi (video)

Kishin zgjedhur 2 majin për të marrë nusen, por u ndodh e papritura.

Krushqit ishin nisur e kishin mbaruar punë në Peshkopi ku kanë marrë nusen, por në kthim, dhëndri me ta janë bllokuar në rrugë këtë pasdite.

Ata do të shkonin për në Durrës por kanë mbetur në trafik në kryqëzimin Burrel-Rreshen-Klos, ku opozita dhe militantët bllokuan rrugën, në kuadër të mosbindjes civile në 12 qarqet.