Shkolla ka nisur, por bashkia Shkodër nuk i ndal tenderat e majmë …



Çudite nuk ndalen me bashkine Shkoder e cila ne tenderat qe çel nuk rresht se surprizuari per kohen dhe vleren qe shpenzon. Edhe pse shkolla ka nisur qe ne 14 shtator, pak dite me pas drejtoria e arsimit ne bashki eshte kujtuar per tarracat e disa shkollave apo per bojatisje te tyre, duke hedhur ne loje miliona leke. Megjithese nxenesve ju tha mire se vini me premtime te medha, tani Voltana Ademi dhe stafi i saj, ndersa ata jane ne mesime me turne per shkak te pandemise, do tu shkojne me punetore per te vene dore ne keto punime te parashikuara.





Gje qe natyrisht do te duhej te ishte bere shume kohe me pare, pa ardhur shtatori, e jo te hapej nje tender ne gjysmen e shtatorit. 33 milion leke eshte parashikuar per rikonstruksion e terraces se shkolles “Mehmet Shpendi”, 17 milion fasada e shkolles Trush dhe 27 milion per bojatisje te disa shkollave. Pra tendera qe kalojne vleren e 70 milion lekeve te reja, por qe sa eficente do te jene ne kete periudhe kur jemi drejt hyrjes ne vjeshte dhe nje prishje e motit, do te ndikonte ne cilesine e tyre, sic ka ndodhur vitet e shkuara.

Sikur te mos mjaftonin keto para te hedhura kohe pa kohe, ne disa shkolla qe mesimi ka nisur vijojne problemet me furnizimin me uje te pijshem, element kyç per higjenen ne kete periudhe, gjithashtu energjia elektrike ka munguar ne disa zona periferike, e ne te njejten kohe jane ende pa zgjidhje problemet e sanitareve. Mes tenderave te fryre dhe problemeve te vogla por te domosdoshme, bashkia Shkoder dhe drejtoria e saj arsimore ka zgjedhur te vendose per te zgjidhur me emergjence ato qe kane me shume para ne loje./ShkodraNews