Shkollat në Shkodër drejt mbylljes, shifra tro.nditëse sa i përket arsimit…krizë e madhe në



Shifra të fr.ikshme, Shkodra e orientuar drejt arsimit privat, në krizë shkollat publike. Ky është rezultati i nxjerrë nga ana e INSTAT, sipas të cilit çdo pesë nxënës në Shkodër njëri ndjek shkollën në arsimin privat. Të dhënat e publikuara tregojnë se Shkodra ka përqindjen më të lartë të nxënësve që shkojnë në shkolla private. Në arsimin e mesëm publik ndjekin studimet 87,6 % e nxënësve të arsimit të mesëm gjithsej. Nxënësit e regjistruar në arsimin publik në të gjithë qarqet përbëjnë shumicën, krahasuar me regjistrimet në arsimin privat. Por çfarë tregojnë këto shifra dhe sa shqetësuese janë? Drejtuesit e arsimit pranojnë se shumë shkolla në Shkodër vitet e fundit po vuajnë për nxënës çka ka sjellë mbyllje të shumë klasave dhe humbje të orëve për mësuesit. Sot kemi klasa që kanë më pak se 10 nxënës e që mbahen me vështirësi të hapura, ndërsa mësuesit për të plotësuar normën detyrohen të lëvizin nga një shkolle në tjetrën, shpesh pa i plotësuar orët e duhura, çka përkthehet për ta në pagesa jo të plota në fund muaji apo edhe humbje të vendit të punës. Orientimi drejt tregut privat të sektorit të arsimit ka qenë një goditje e fortë që ka ardhur për shkak të politikave të dobeta të ministrisë së arsimit dhe zinxhirit ndjekës. Në Shkodër janë afro 200 institucione arsimore 9 vjeçare dhe të mesme ku një pjesë rrezikojnë mbylljen, pasi ndër vite janë reduktuar deri në përgjysmimin e numrit të nxënësve. Numri i nxënësve të arsimit para universitar ka një ulje të vazhdueshme në vlerë absolute. Në vitin shkollor 2018-2019 morën pjesë në arsimin para universitar 502.120 nxënës dhe fëmijë, duke shënuar një ulje prej 3,6 %, krahasuar me vitin shkollor 2017-2018. Rënia e numrit të nxënësve në vlerë absolute, ndjek rënien e popullsisë së grup moshës që i përket arsimit para universitar. Në vitin shkollor 2018-2019, morën pjesë gjithsej në arsimin parashkollor 78,942 fëmijë, duke shënuar një ulje prej 2,6 %, ndërsa morën pjesë në arsimin 9-vjeçar 306,530 nxënës, duke shënuar një ulje prej 4,1 %, krahasuar me vitin paraardhës.