Shkon në kinema me gruan, por humb jetën poshtë karriges. E shoqja rrëfen gjithë skenën: Kaluan 154 minuta duke…

Ka humbur jetën krejt papritur kinematografi 24-vjeçar, pasi i ngeci koka në një karrige në kinema.

I riu kishte shkuar sëbashku më gruan e tij në kinema, kur për një moment nuk po gjente çelësin dhe telefonin.

U ngrit dhe nisi të kërkonte poshtë karriges. Sipas ekspertit inxhinier që kreu testet e karriges, mbi qafën e të riut ishte ushtruar një presion sa tre të katërtat e një toni, gjë që i solli vdekjen.

Ngjarja ndodhi në Birmingham, ndërsa gruaja e tij ka treguar se ajo dhe stafi kaluan 154 minuta në përpjekje për ta shpëtuar të riun, por ai vdiq nga dëmtime “katastrofike” të trurit.

Ajo shtoi se burri i saj ishte futur thuajse i gjithi poshtë karriges, me vetëm këmbët jashtë dhe se në fillim karrigia kishte qenë e ngritur dhe më pas kishte filluar të ulej shumë shpejt.