Shkon në Parlament me çantë mijëra dollarë, ja kush është deputetja që “i qan zemra” për hallet e shqiptarëve



Kjo eshte deputetja e cila shkon ne parlament me canta qe kushtojne jo pak, por 2 mije dollare. Fjala eshte per Aurora Mara.



Ajo pohoi në media asokohe se është në Parlament për të përfaqësuar popullin e Matit dhe për të çuar aty zërin e tyre.



Por ndërkohë që këto dy vite nuk ka pasur ndonjë aktivitet të dukshëm në Parlament, zonja Mara ka rënë në sy me çantat e saj, si kjo me të cilën erdhi këtë të enjte në Parlament, e cila kushton rreth 2000 USD.

Nuk e dimë nëse populli i Matit e di se çfarë është një çantë “Saint Laurent”, dhe mbi të gjitha, a ka informacion për çmimin?, shkruan Panorama.