Shkrihen akujt, ajo që del në sipërfaqe po çmend shkencëtarët

Ngorhja globale po i shkakton mjaft dëme planetit tonë. Por nga njëra anë, po nxjerr në pah edhe disa të vërteta të tjera.

Akullnajat në arktikun kanadez kanë shkrirë aq shumë akuj sa që janë zbuluar toka që kanë qëndruar të fshehura për të paktën 40 mijë vitet e fundit – thonë kërkuesit.

Shkencëtarët janë befasuar kur kanë parë këto toka, të cilat sipas tyre kanë karakteristika të veçanta.

Kërkuesit zbuluan se pjesa më e madhe e tyre kanë qëndruar nën akull për të paktën 40 mijë vjet. Bimët u gjetën në dhe përreth ishullit Peni Ajs Kap, në lartësi të ndryshme. Panorama e ekspozuar së fundmi, kryesisht në mes të fjordeve, dominohet nga shkëmbinj dhe vegjetacion tundra.