Shkrimi në ditar i mjekes që u aksidentua me burrin t.rondit familjen

Një çift mjekësh janë përplasur me një kamion e më pas me një fugon në Konja të Turqisë teksa udhëtonin me makinën e tyre. Mësohet se në vendngjarje humbën jetën 27-vjeçari Suleyman Kose, mjek në Spitalin Universitar Selçuk dhe bashkëshortja e tij, Nurgul Kose, mjeke në Spitalin shtetëror Sarayonu.

Por lajmi më i trishtë ishte se gruaja e re ishte shtatzënë. Gjithçka u zbulua në një shënim që ajo kishte shkruar në ditarin e saj që u gjet nga policia në makinë. Sipas “AA”, në ditar Nurgul i shkruante fëmijës së saj ende të palindur:

Bebja ime. Dje mësova përfundimisht se jam shtatzënë me ty. Edhe vlerat e gjakut më janë rritur. U lumturova shumë. Do të fal një namaz falënderimi. Babai yt nuk ishte pranë nesh. Si gjithmonë, ishte në punë. Lajmin e gëzueshëm e mori nga telefoni. Ishte shumë në merak dhe e mori lajmin e mirë. Uroj që të të marrim në krahë të shëndetshëm”.