Shkrimtares që i ngeci ***** brenda i ndodh një tjetër e papritur: I shpërndajnë foton me…

Shkrimtarja Nadia Bokody rikthehet sërish në vëmendjen e mediave rozë. Këtë herë për një fotografi të postuar në rrjetet sociale. Ajo pozon me një çokollatë. Deri këtu asgjë e pazakontë, po të mos qe për formën e ëmbëlsirës, që duket si një penis, shkruan Shkodreanews.

Por si u bë kaq e njohur Nadia Bokody? Pikërisht pasi rrëfeu një incident që i kishte ndodhur në dhomën e gjumit, llogaria e saj në Instagram u rrit në 19,400 ndjekës.

Më herët, ajo ka rrëfyer publikisht aventurat e saj brenda dhomës së gjumit për muaj të tërë pa një partner, por me vibrator, shkruan Shkodreanews..

Ajo shpjegoi:“Pas pak javësh duke përdorur lodrën time të seksit, fillova të ndjeja dhimbje të legenit dhe nuk rrija dot as në zyrë. Duke mos bërë lidhjen shkova tek mjeku për të parë se çfarë nuk shkonte.”

Por, kur të gjitha testet i dolën në rregull, filloi të bëhej e qartë se çfarë e kishte shkaktuar saktësisht problemin.

34-vjeçarja tha: “Mjeku filloi të më bënte disa pyetje dhe aty e kuptova se dhimbja ishte si rezultat i përdorimit vibratorit dhe aty u ndjeva shumë e turpëruar.”

Nadia u detyrua ta pranonte para doktorit që e kishte përdorur vibratorin edhe 12 herë në ditë me shpejtësi maksimale. Pas kësaj mjeku e udhëzoi që të merrte ca ditë pushim dhe të mos e përdorte vibratorin, por as të mos e tepronte më vonë me të, shkruan Shkodreanews.

Ajo u shpreh: “Gjëja kryesore që mësova është që gjërat e reja duhet t’i nisësh ngadalë. Lodrat seksuale janë një mënyrë e shkëlqyer për të eksploruar fantazitë dhe ndjenjat e reja, por me karar sepse mund të të kthehen si bumerang.” /Shkodreanews