Shkrumbohet banesa, 7-vjeçarja lufton me flakët, tm.erri që zgjati 2 orë

Një apartament në katin e 10-të në Elbasan, u  përfshi nga flakët. Banesa ndodhej pranë shkollës “Dhaskal Todri” dhe zjarri e shkrumboi të gjithë atë. Fatmirësisht nuk pati viktima por vetëm persona që patën probleme me frymëmarrjen.

Për të shpëtuar banorët u desh ndërhyrja e një helikopteri të kërkim-shpëtimit të Forcës Ajrore dhe një viçi, të cilat shpëtuan nga flakët dhe tymi një 7-vjeçare cila kishte mbetur e izoluar brenda banesës së saj. Kjo e fundit priste në ballkon që të evakuohej teksa tymi  dhe flakët kishin mbuluar gjithçka.

Për më shumë se dy orë të gjithë banorët e lagjes ishin në panik pasi tymi dhe flakët ishin në përmasa të mëdha, aq sa u evakuuan edhe banorët e pallateve përreth.