Shkrumbohet banesa e familjes shqiptare Itali, rëndë nëna dhe dy fëmijët e saj

Një zjarr ka shpërthyer natën e shkuar në banesën e një familjeje emigrantësh shqiptarë në komunën Firenzuola në provincën e Firences.

Nga flakët kanë mbetur të plagosur rëndë dy fëmijë djali 8 vjeç e vajza 11 vjeç si dhe nëna e tyre.

Të plagosurit kanë djegie në mbi 50 % të trupit e janë në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Dyshohet se motivi i zjarrit ka nisur nga një lojë me çakmak mes dy fëmijëve në sallonin e banesës e që më pas ka shkaktuar marrjen falkë të divanit ku po luanin.

Fëmijët janë të shtruar në spitalin Mayer të Firences.

Vogëlushi 8 vjeçar i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal ndërsa 11 vjeçarja ndodhet e shtruar në repartin e reanimacionit.

Nëna e tyre është trasnportuar me urgjencë me helikopter në spitalin e Torinos.