Shkuan me pushime dhe hëngrën krudo, humb jetën çifti i bashkëshortëve. Ja arsyeja

Shkuan të bënin qejf, por u ndodh diçka e trishtueshme dy turistëve, burrë e grua.

Ata kanë humbur jetën pasi konsumuan mishin krudo të marmotës. Kjo ndodhi në Mongoli.

E janë pikërisht bashkëshortët e kombësisë kazake, respektivisht 38 dhe 37 vjeç, të cilët thuhet se u infektuan me murtajën bubonike.

Aktualisht. dhjetëra turistë janë bllokuar pas masave të karantinës të marra nga autoritetet lokale.

Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (DFAD) ka konfirmuar lajmet e mediave, duke shtuar se sipas informacionit në zotërim të tij, shëndeti i turistëve nuk është në rrezik dhe se ata do të largohen nga rajoni ku po mbahen në karantinë, së shpejti.

Sipas Siberian Times rreth 158 persona që kanë pasur në kontakt të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me çiftin janë “nën mbikëqyrje”, duke përfshirë edhe disa dhjetëra turistë: amerikanë, rusë, gjermanë, holandezë, suedezë, koreanët e jugut dhe zviceranë.

Agjensia njofton se autoritetet lokale kanë paralajmëruar në mënyrë të përsëritur banorët e konsumimit të marmotës krudo, sepse mund të mbajnë bakterin Yersinia pestis, përgjegjës për infeksionin bubonik. Por shumë injorojnë paralajmërimet sepse besojnë se konsumimi i organeve të brendshme të këtij brejtësi janë të mira për shëndetin.