“Shkundet” sërish Korça nga tërmeti, lëkundje të tjera tani, panik i madh te qytetarët

Korça është qyteti më i goditur gjatë ditës së sotme nga tërmetet.

Një tjetër është regjistruar pasdite.

Pas gjashtë tërmeteve që e goditën mëngjesin e sotëm, të tjera lëkundje janë ndjerë sërish në qytet.

Për momentin nuk dihet ende se sa e fortë ishte goditja dhe dëmet që ka shkaktuar, ndërsa dridhjet e tërmetit kanë rritur frikën mes qytetarëve.

Qyteti i Korçës u godit ditën e sotme nga 6 tërmete, duke lënë dhjetëra banesa të shkatërruara, ndërsa 4 persona u plagosën, të cilët, fatmirësisht, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Epiqendra e tërmetit, më i madhi 5.3 ballë, ka qenë në fshatin Floq, ku dhe janë shkaktuar dëmet më të mëdha material