Sho.kon Berisha, ka 13 pyetje për Ramën, për ato që ai i quan si 13 kushtet e…

Nga Sali Berisha

Më datë 27 qershor 2018, Këshilli i Ministrave të vendeve të BE-së në Luksemburg caktoi përmbledhtas 7 kushte, të cilat unë i kam zbërthyer në 13, që duhet të plotësonte gjatë një viti Shqipëria, në mënyrë që asaj t’i hapeshin negociatat në fundin e vitit 2019.

Mirëpo viti kaloi, kushtet nuk u plotësuan dhe Bundestagu, ndonëse votoi për hapjen e negociatave pa kushte me Maqedoninë e Veriut, ai vendosi përsëri nga 7 që ishin 9 “de fakto”, 10 kushte për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Vjet, mbi bazën e vendimit të Bundestagut, Shqipërisë iu caktuan 7 kushte në Luksemburg, plotësimi i të cilave do t’i hapte asaj negociatat me BE-në në fundin e vitit 2019.

Pas këtij dështimi për të katërtin vit me radhë në hapjen e negociatave, Edvin Mafia ka ndërmarrë një fushatë sulmesh, shpifjesh, trillimesh duke fajësuar për dështimin e tij, armiqtë e brendshëm, opozitën dhe vendet si Gjermania, Hollanda, Franca etj, të cilat sipas tij, për probleme të tyre të brendshme, refuzojnë hapjen pa kushte të negociatave me Shqipërinë.

E vërteta është se fakti i veçimit nga vendet anëtare të BE nga Maqedonia e Veriut dhe mos hapjes së negociatave pa u plotësuar kushtet me Shqipërinë, për të njëjtat probleme të brendshme që ato kanë, rrëzon përfundimisht pretendimin absurd të Edvin Dështakut.

Kështu që shkaku i dështimit të Edvinit me hapjen e negociatave edhe këtë vit është një dhe vetëm një: Mosplotësimi i asnjërit prej kushteve të caktuar më 27 qershor 2018 nga Këshilli i Ministrave të BE-së në Luksemburg.

Prandaj ju ftoj të shtrojmë 13 pyetje për Edvin Mafinë për 13 kushtet e Këshillit të Ministrave të BE-së dhe të shohim cilin prej tyre ka plotësuar!

Kushti 1 – Rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet.

Pyetja 1 – Cilat janë rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit?

Kushti 2 – Lufta kundër krimit të organizuar, veçanërisht.

Kushti 3 – Rezultate në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të drogave.

Pyetja 2 – Cilat janë rezultatet konkrete në luftën kundër krimit të organizuar, përveç vetdorëzimit të Ediskobarit?

Pyetja 3 – Kur është mbjellë më shumë hashash në Shqipëri, këtë vit apo vitin e kaluar dhe trafiku i kokainës, kur ka qënë i madh sa këtë vit?

Kushti 4 – Përparimin e mëtejshëm të procesit të Vetingut të gjykatësve dhe prokurorëve.

Pyetja 4 – A mund të bëhet fjalë për përparim në procesin e Vetingut, kur me ritmet e deritanishme për Vetingun, që duhet të përfundonte në tre vitet e ardhshme, sipas përllogaritjes së ekspertëve, do të duhen edhe tetë vite të tjera?

Kushti 5 – Përfundimin e dosjeve prioritare.

Pyetja 5 – Cilat dosje prioritare nuk kanë dështuar deri tani?

Kushti 6 – Përfundimin e ngritjes së strukturave të pavarura të drejtësisë në përputhje me Kushtetutën.

Pyetja 6 – Për çfarë institucionesh të pavarura të drejtësisë mund të bëhet fjalë me Dvoran KLGJ dhe Kunat KLP dhe, po lidhur me këtë kusht, ku është Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë?

Kushti 7 – Përfundimin e vendosjes së organeve të specializuara, SPAK.

Pyetja 7 – Ku është SPAK, pse nuk u ngrit?

Kushti 8 – BKH dhe

Kushti 9 – Gjykatën

Pyetjet 8,9 – Pse nuk janë ngritur BKH dhe Gjykata?

Kushti 10 – Fuqizimin e hetimeve aktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë nivelet e larta.

Pyetja 10 – Cilat janë dënimet përfundimtare të zyrtarëve të lartë për korrupsion apo krim të organizuar?

Kushti 11 – Rezultate konkrete në veçanti në shtetin ligjor

Pyetja 11 – A nuk flitet dhe nuk shkruhet gjatë këtij viti se Shqipëria është narko-shteti i vetëm në Europë?

Kushti 12  Zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODHIR për zgjedhjet.

Pyetja 12 – Cilat rekomandime të ODHIR janë zbatuar?

Kushti 13 – Reduktimin e numrit të azilkërkuesve.

Pyetja 13 – A nuk është më i madh këtë vit, sipas statistikave të BE-së, numri i azilkërkuesve nga Shqipëria se sa një vit më parë?

Shkaku i mos’çeljes pa plotësuar kushtet e negociatave me Shqipërinë qëndron vetëm tek Edivin Mafia dhe narkoqeveria e tij, i cili beson se do të mund të mashtrojë vendet anëtare të BE-së për plotësimin e tyre dhe kur dështojnë pastaj, fajëson armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm për dështimin e tij të plotë.

Pa largimin e Edvin Mafisë, hapje të negociatave të Shqipërisë me BE nuk ka dhe nuk mund të ketë.