Sho.kuese/ Ngjarja e dhi.mb.shme që e shndërroi Aldo Baren në një ‘mo.nstër’ të pamës.hirshëm

Një godinë e rrënuar dhe e pushtuar nga bimësia në Lushnjë, dikur ka qenë banesa dhe baza e ga.ng.sterit famëkeq lushnjar Artur Daja.

Prej 22 vitesh aty nuk shkel me askush. Emri i pronarit të saj të ndjerë ende sjell fr.ik.ë në zonë. Ai u shndërrua në tm.er.rin e zonës kur guxoi ti kundërvihet bandës me të fortë, e drejtuar nga i ashtuquajturi Loshi i Karbunarës.

Një ditë janari të vitit 1995, ai ekzekuton në mes të Lushnjes 3 persona. Mes viktimave, ishte edhe i riu Daniel Manko, i cili nuk kishte asnjë lidhje me kr.im.et e bandës së Karbunarës. Në atë kohë, në Lushnje dallohej si njeri autoritar që shoqërohej me të fortë të zonës edhe djali i ish-kryetarit të degës së brendshme, Alfred Shkurti. Ai ishte një prej efektivëve me të dalluar të repartit special 326 të policisë por qëndroi vetëm 2 vite në detyrë. Alfred Shkurti që sot njihet si Aldo Bare, dallohej për përgatitjen e tij fizike dhe tepër inteligjent.

“Alfred Shkurti para ngjarjes me Ramadan Shkurtin ishte qytetar i thjeshtë, pa asnjë ndikim përveçse në lagjen e vet ndoshta, e vetmja gjë njihej se ishte djali i kryetarit degës”, – tregon Artan Hoxha, Gazetar.

Pas disa kohësh në Lushnje, Shkurti lë uniformën e policisë dhe emigron në Itali ku mendohet ku nis aktivitetin e jasht.ëligjshëm në fushën e traf.i.kut të dr.og.ës.

“Deri në momentin kur filluan të jepnin god.it.jet e para të suksesshme ndaj grupit të Dajës, nuk njihej kjo që themi “banda Lushnjes”, kishte emra të tjerë, ishte grupi Karbunarës” – tregon Artan Hoxha. TCH