Shoferi në gjendje të rëndë, e gjithë policia në këmbë duke kërkuar për…

Një i ri në gjendje të rëndë, teksa dyshohet edhe për një tjetër të humbur.

Ngjarje e rëndë ditën e sotme shumë pranë hyrjes së Librazhdit.

Një ak-sident i rëndë u shënua në aksin Librazhd-Elbasan, ku një furgon ra nga 200 metra lartësi, nga rruga në lumin Shkumbin.

Drejtuesi i furgonit të mallrave arriti të shpëtonte gjallë pasi kishte vendosur rripin e sigurimit, dhe nuk u mor nga rrjedha e lumit.

Por nxjerrja e tij nga furgoni ku kishte mbetur i bllokuar për shkak të përplasjes së fortë nga rënia nga rruga në lumë, u bë me ndihmën e efektivëve të policisë.

Rrjedha e lumit vështirësoi ndërhyrjen e forcave policore, por me ndihmën edhe të banorëve u bë e mundur nxjerrja e shoferit në furgonin me targë AA 195 JX.

Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja, raporton se ai është Klajdi Murataj nga Tirana.

Ai është transportuar me ambulancë për në spital, ndërsa gjendja e tij raportohet të jetë e rëndë.

Emri i tij është mësuar nga mjeti i identifikimit, pasi vetë ai nuk është në gjendje të flasë.

Dyshimet e policisë janë se në furgon mund të ketë qenë edhe një person i dytë, të cilin mund ta ketë marrë rrjedha. Policia po kontrollon të gjithë zonën.