Shokë me ish-burrin, Rudina tregon si shkojnë Marku dhe Aleksi

Ndarja e aktores Rudina Dembacaj nga ish bashkëshorti i saj, Aleksi, u komentua gjatë në media. Akoma më shumë bëri bujë momenti kur ajo bëri publike lidhjen e saj të re me ish deputetin Mark Frroku.

Që nga ajo kohë, Rudina është treguar shumë e hapur për jetën e saj private duke ndarë detaje nga më të ndryshmet me publikun. Vetëm së fundmi me anë të një ‘bisede’ të realizuar me ndjekësit në Instastory, ajo ka zbuluar të tjera të pathëna në lidhje me Markun.

 

Një ndër ndjekësit e saj e ka pyetur se ç’raport gëzojnë me njëri-tjetrin ish bashkëshorti, Aleksi dhe partneri i saj aktual, Marku. Rudina ka treguar se dyshja kanë marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin dhe kjo sepse është në mes vogëlushja Viktoria.

 

“Shumë të mira! Është Viki në mes”, shkruan ajo.