Shokon Baton Haxhiu: Sot nisi f.unerali i Sali Berishës dhe…

Analisti i njohur Baton Haxhiu deklaroi sonte se d.jegia e mandateve nga opozita përbën një “f.u.neral të lehtë” të Partisë Demokratike dhe Sali Berishës, të cilin ai e quajti “liderin e saj”.

“Opozita ka dashur të ndërtojë simbolikën e diktaturës me këtë veprim. Tragjedia e kësaj historie është lideri i PD, Sali Berisha dhe farsa e kësaj historie është Lul Basha. Vendimi i sotëm është moment i rëndë për demokracinë në Shqipëri. Unë shoh disa elementë që e bëjnë opozitën delikate, të pafuqishme dhe që nuk e ka merituar votën e atyre që ia kanë dhënë. Sot ka nisur funerali i lehtë i PD-së dhe liderit të saj, Sali Berisha. Njeriu që e krijoi PD-në nuk e duron mbajtjen e saj, por bashkë me zbehjen e tij dëshiron që funeralin t’ia bashkangjisë edhe partisë”, theksoi Haxhiu i ftuar në emisionin Open me Eni Vasilin.

“Ky nuk është gjest i PD-së dhe Lul Bashës, por vetëm i Sali Berishës”, theksoi Baton Haxhiu.

Lexo edhe: