Shp.ërthim pranë Parlamentit të Shqipërisë



Një sasi lëndë plasëse ka shp.ërthyer mbrëmjen e së dielës pranë Parlmentit të Shqipërisë. Informacionet e para thonë se lënda plasëse ka shpërthyer brenda territorit të xhamisë së Namazgjasë, në oborrin e saj, ndërkohë që një përzierje tjeter është gjetur edhe jashtë parlamentit, por e paplasur.



Nga informacionet e para flitet se bëhet fjalë për një zja.rrvënie të qëllimshme të një kontenieri brenda xhamisë. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe forcat zjarrfikëse.