Shpenzuan miliona para për 3 javë, u ndodh e pabesueshmja çiftit të njohur

A e dini se një çifti nga Pensilvania e SHBA, tani po iu rendon akuza për v j e dhje pasi shpenzuan mijëra dollarë që iu transferuan gabimisht në llogarinë e tyre bankare.

Robert dhe Tiffany Williams i përfituan 120 mijë dollarë nga një gabim i bankës dhe e shpenzuan shumicën e shumës. Kështu thuhet në deklaratën e tyre me shkrim, e cila do të përdoret gjatë gjykimit të çiftit.

Ata kanë pranuar se e kanë ditur që shuma e madhe e të hollave nuk ishte e tyre.

Policia tha se çifti për tri javë i kishte shpenzuar rreth 107 mijë dollare, pa kontaktuar me punëtorët e bankës. Ata e kishin blerë një veturë të tipit “Chevrolet Traverse” dhe ua kishin dhënë miqve 15 mijë dollarë.