Shpërthim i fuqishëm në pallatin ku jetojnë disa gjyqtarë (FOTO)

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në katin e dytë të një banese pranë Gjykatës së Tiranës, një pallat ku jetojnë disa gjyqtarë. Nga të dhënat mësohet se ngjarja ka ndodhur në nje banesë ne zonen  e Vasil Shantos në rrugën “Mihal Popi”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.20, ndërsa raportohet se ka vetëm dëme materiale.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:10, në rrugën “Mihal Popi”, në katin e dytë të një pallati, ka shpërthyer dyshohet nga lëndë e dyshuar plasëse, dera e jashtme e banesës së nje shtetasi. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.