Shpresë në Itali, ulet numri i vi.ktimave brenda 24 orëve

Për herë të parë që prej datës 19 mars Italia shënon numrin më të ulët të vi.ktimave dhe të infektuarve nga COVID-19.

Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 525 vi.ktima duke e çuar në total në 15,887. Ndërkohë që numri total i të infektuarve ka shkuar në 128,948.

Pozitiv ka qenë dhe numri i personave që janë në terapi intensive ku ka pasur ulje gjatë ditëve të fundit.

Momentalisht 3877 persona ndodhen në terapi intensive.