“Shqipëri e paqëndrueshmëri përballë…”, Zëri Amerikës në zyrën e Bashës dhe Ramës

Zëri Amerikës në materialin e saj për krizën politike në Shqipëri ka vendosur fokusin në deklaratat e liderëve Basha dhe Rama. Në këtë special gazetarja Sabina Castelfranco e mbërritur në Shqipëri artikulon se vendi përballet me paqendrueshmëri në një moment kur përballet me zgjedhjet lokale dhe vendimit të BE për integrimin.

Në kronikën e saj, dedikuar situatës politike në Shqipëri, gazetarja shprehet se:

“Protesta të përjavshme po shënohen në rrugët e Tiranës përpara se BE do të vendosë në qershor nëse do të ecë përpara me bisedimin për pranimin e Shqipërisë si anëtar. PD e opozitës thotë se nuk do marrë pjesë në zgjedhjet lokale në qershor nëse nuk dorëhiqet kryeministri Rama dhe nuk krijohet një qeveri tranzitore,” thuhet në kronikë.

Castelfranco, po ashtu për të kuptuar më tepër rreth qëndrimeve të tyre, ka intervistuar kreun e PD, Lulzim Basha dhe kryeministrin Edi Rama. Në intervistën e tij, kryedemokrati Basha shprehet i bindur për një qeverisje tranzitore si hapin e parë para fillimit të një procesi transformimi të vendi. “Dorëheqje e Ramës dhe një qeveri tranzitore, e përbërë nga socialistë që nuk janë të lidhur me krimin, që do u lirojnë së pari duart prokurorëve për të sjellë përpara drejtësisë politikanët që janë kapur duke vjedhur zgjedhjet e vitit 2017 dhe do punojnë me opozitën për të përparuar reformën zgjedhore dhe atë në drejtësi”, thotë Basha.

Ndërsa kryeministri Edi Rama nga ana tjetër nuk “lëshon pe” në asnjë moment ashtu sikurse opozita, për të arritur në një marrëveshje, kur shprehet se “është vendimi i opozitës nëse duan të marrin pjesë në zgjedhje”. “Ne jetojmë në një vend të lirë. Natyrisht nuk është akoma një demokraci e konsoliduar. Por jemi mjaftueshëm solidë sa duhet për të kuptuar dhe për t’u sjellë bazuar mbi parimin se zgjedhjet janë për të gjithë” shprehet ai.

Ndërkohë një nga zëdhënëset e KE, Maja Koçijançiç tha për VOA se pavarësisht tensioneve, Shqipëria ka arritur rezultate të dukshme. Ajo u shpreh se vendimi i opozitës për lënien e mandateve dëmton demokracinë dhe progresin që ka bërë vendi në rrugën drejt BE. “Njerëzit në rrugë po pyesin se sa legjitime do jenë këto zgjedhje. Basha thotë se nuk është marrë akoma një vendim final për zgjedhjet. Mesa duket, e ardhmja politike dhe rruga e Shqipërisë drejt BE do të jenë sërish të paqarta për momentin,” e mbyll kronikën gazetarja.

per videon