Shqipëria bëhet me Princeshë, çifti mbretëror jep njoftimin zyrtar: Ja emri i veçantë në historinë tonë



Një lajm i mrekullueshëm sot për Elia Zaharian dhe Princin Leka. Përmes një njoftimi zyrtar, familja mbretërore shqiptare ka dhënë detaje në lidhje me ardhjen në jetë të princeshës Geraldinë.  Sipas njoftimi foshnja dhe nëna gëzojnë shëndet të plotë.



“Familja Mbretërore Shqiptare është e lumtur të bashkëndajë lajmin e lindjes së Lartësisë së Saj Mbretërore Princeshës Geraldinë që u erdhi në jetë Lartësive të Tyre Mbretërore Princit Leka të Shqiptarëve dhe Princeshës Elia, ditën e enjte, 22 tetor 2020, ora 09:30.



Princesha Elia lindi pa vështirësi në spitalin obstetrik-gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë. Si nëna ashtu edhe bebi gëzojnë shëndet të plotë, falë edhe kujdesit të lavdërueshëm të personelit mjekësor”, thuhet në njoftim.

 

 

 

Lexo edhe: