Shqipëria e papërmbajtshme, festë në Elbasan Arena

Spektakël i vërtetë në “Elbasan Arena”, teksa u luajt sfida e vlefshme për Grupin H eliminator të “EURO 2020” mes Shqipërisë dhe Islandës.

Ekipi kombëtar fitoi bindshëm ndaj islandezëve me rezultatin 4-2 duke u renditur për momentin në vendin e katërt në grupin H të eliminatoreve për EURO 2020.

Kastriot Dermaku, kapiteni Elseid Hysaj, Roshi dhe Ccikalleshi ngritën peshë zemrat kuqezi me golat e tyre.