Shqipëria goditet nga furtuna e shiu, del parashikimi: Edhe për dy ditë të tjera…



Moti do te vijoje te jete ne ndikimin e reshjeve te shiut dhe temperaturave te uleta edhe per dy ditet ne vijim.



Meteoalb njofton:



Shqipëria: Mot me vranësira, rrebeshe shiu dhe ministuhi ere mbizotëron deri në pasdite kur kemi përmirësim të kushteve atmosferike fillimisht në bregdet e më vonë në të gjithë vendin.

Kosova: Paraqitet në ndikimin e vranësirave dhe rrebesheve të shiut deri në pasdite kur moti kthjellohet përkohësisht.

Maqedonia e Veriut: Mbetet me rrebeshe të herëpas-herëshme deri në orët e vona të mbrëmjes kur kemi pauz të reshjeve në MV.