Shqiptarë bëhuni gati, kjo është e diela e fundit që do ndodhë. Më pas nuk do keni mundësi ta përjetoni

Prej kohësh është trumbetuar me të madhe se në bazë të disa studimeve shkencore, ndryshimet e orës dy herë në vit kanë pasoja negative në shëndetin e njerëzve.

Tashmë, pas debateve, Parlamenti Europian vendosi të mbështesë propozimin për t’i dhënë fund ndryshimit të detyrueshëm të orës të dielën e fundit të Tetorit dhe të Marsit.

Propozimi i votuar nga europarlamentarët i jep të drejtën çdo shteti anëtar të BE-së që duke filluar nga viti 2021 të zgjedhë nëse do të mbajë orën dimërore apo orën verore.

Sipas një direktive të Bashkimit Europian, të dielën e fundit të muajit Mars ndryshohet ora për të kaluar në orarin veror, kurse të dielën e fundit të Tetorit në orarin dimëror.