Shqiptarët i siguruan operacionin mijëra eurosh, ja gjendja e Musa Baculit sot

Musa Baculi është 15-vjeçari që i bëri ballë sfidave të mëdha.

Gjatë muajit dhjetor ai u nis nga Shkodra drejt Xhenovës së Italisë për kurim në një spital të specializuar.

Falë ndihmës së shqiptarëve, të cilët siguruan rreth 60.000€ për realizimin e operacionit, sot Musaqi është shëruar përfundimisht.

Lajmin e ka ndarë në ‘Facebook’, bamirësi Ilir Hoxholli, i cili pohon se ishte hera e parë që në emisionin ‘Shqiptarët për shqiptarët’ promovuan një rast me një shumë kaq të madhe, por që fal zotit dhe të gjithë atyre që ndihmuan ia dolën.

Kujtojmë që 15-vjeçari shpëtoi mrekullisht një ditë të nxehtë të 19 gushtit, kur i riu Haxhi Vukaj e pa gjysmë të mbytyr në lumin e quajtur ‘Zalli i Bardhë’ dhe e shpëtoi.

Që prej asaj dite, Baculi u përball me një situatë tejet të rënduar, pasi për për muaj të tërë me radhë dergjej në shtratin e spitalit të Shkodrës në gjendje vegjetative.