Shqiptarët jetonin si skllevër… çfarë u kishte bërë pronari anglez

Tre shqiptarë dhe gjashtë rumunë shfrytëzoheshin si skllevër modernë në Angli nga një shtetas britanik. Ishte policia britanike ajo që zbuloi 9 personat, pas një aksioni të kryer në qytetin Sëadlincote. Gjatë kontrollit në një shtëpi u konstatua se aty jetonin 9 persona, tërësisht jashtë kushteve njerëzore. Burrat e gjetur në këtë shtëpi ishin gjashtë nga Rumania dhe tre nga Shqipëria.

Ata kishin dokumentacion të rregullt dhe nuk ishin emigrantë të paligjshëm në tokën angleze, ndërsa autoritetet kanë shpallur menjëherë  në kërkim pronarin e shtëpisë, i cili dyshohet se shfrytëzoi për qëllime ekonomike shqiptarët dhe rumunët.Një vit më parë kjo shtëpi pas një inspektimi ishte shpallur me urdhër si e pabanuar, por pronari nuk e respektoi këtë duke kryer kështu një shkelje rëndë.