Shqiptarët në rrezik! Regjistrat e Gjendjes Civile hidhen në internet

“Të dhënat private të Gjendjes Civile të qytetarëve shqiptarë, në pazar në narkoshtetin e Kakistokracisë! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.” – Ky është skandali që ka denoncuar sot, ish-kryeministri Sali Berisha dhe alarmi që ai ka vënë për një çështje kaq delikate. Berisha ka publikuar në vijim, mesazhin e një qytetari të shqetësuar.

Përshëndetje Dr!

Gjatë një kërkimi të thjeshtë në internet, vura re se sa e thjeshtë është të aksesosh në të dhënat personale të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.

Nëse në YouTube kërkon: “Regjistri i Gjendjes Civile”, janë disa video ku tregohet se si mund ta shkarkosh e të kesh akses në të dhënat personale të çdokujt, Kjo tregon se sa te pasigurta janë të dhënat tona.

Çdo person mund ta bëjë një kërkim të tille dhe mund të ketë akses tek këto të dhëna që duhet të jenë në mënyrë të rreptë diskrete. Po ju çoj linkun e videos nëYouTube: https://ëëë.youtube.com/ëatch?v=FLYF7fKË_DE, po ashtu edhe linkun se ku mund te shkarkohet Regjistri i Gjendjes Civile:

http://gjendjacivile.blogspot.com/…/shkarko-gjendjen-civile…

Privatësia dhe të dhënat personale në rrezik. Ky informacion mund të përdoret nga kushdo për arsye dhe qëllime të ndryshme që mund të dëmtojnë qytetarët nga persona dashakeq. Shpresoj që ta bëni publik këtë skandal dhe rast të paprecedentë në çështjen e sigurisë së të dhënave personale.