Shqiptarët nuk arritën të më linin shtatzënë, këtë e bëri “zezaku i madh”

Ajo u përfol shumë për kilet e saj të tepërta. Linda Halimi është njëra nga këngëtaret shqiptare e cila na bëri çudi se si humbi peshë në mënyrë drastike e u shfaq e transformuar më pas në publik.

Por këtë herë, ajo bën përshtypje me një tjetër surprizë që i ka ndodhur në jetë.

Këngëtarja shqiptare është bërë për herë të parë nënë e një fëmije, që është fryt i dashurisë me reperin amerikan Daëon Edëards.

Ajo ka sjell në jetë një vajzë, të cilën e ka quajtur Kaimana.

“Jemi shumë të lumtur dhe të bekuar të njoftojmë se jemi bërë prindër”, shkroi reperi që më mirë njihet si Big D.

Por më shumë thumbuese ndaj meshkujve shqiptarë ka qenë Linda në prononcimet e saj pas lindjes së vajzës.

“Shqiptarët nuk arritën të më linin shtatzënë, këtë e bëri “zezaku i madh”. Ndjenja është fantastike”, ka thënë ajo.