Shqiptari bën skenën e frikshme në mes të Italisë, por i ndodh çudia

Pas asaj që u raportua nga Anglia, ku shqiptari me origjinë nga Shkodra kishte lënë nam me sjelljen e tij karshi gruas, një tjetër skenë jo e mirë ka ndodhur në Itali. Sot, në qytetin e Bolzanos një 29-vjeçar ka qëlluar me th.ikë në mes të rrugës bashkëshorten e tij.

Mediat italiane raportojnë se kalimtarët janë t.merruar kur kanë parë momentin kur bashkëshorti pas sh.errit ka qëlluar me th.ikë gruan.

Gruaja është shtruar me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë për jetën. Ajo është goditur nga burri në momentin kur po mbante në krah foshnjën e vogël vetëm disa muajsh.

Pas ngjarjes, shqiptari ka tentuar të largohet, por kanë qenë kalimtarët e rastit që e kanë ndaluar deri në kohën kur erdhi policia. Ai është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje.