Shqiptari gjen në treg kuletën plot me para, veprimi i tij ka mahnitur njerëzit

Jane rritur rastet e personave te pergjegjshem dhe ndergjegjesimi per te cuar tek i zoti gjene e humbur.

Nje shqiptar nga Kosova ka dorezuar ne polici kuleten plot me para qe kishte gjetur ne treg.

Zyra për informim e Komunës së Prizrenit ka njoftuar për një akt të mirë të një qytetari të kësaj komune, i cili ka gjetur një kuletë me para dhe e ka dorëzuar në stacionin policor.

“Me datë 07.08.2019 një qytetarë i Prizrenit, i cili kishte qenë në ‘Tregun e gjelbër’ në Prizren, ka gjetur një kuletë me para, dokumente dhe gjësende me vlerë. Qytetari i cili e ka gjetur kuletën duke vepruar ndërgjegjshëm, e ka dorëzuar kuletën në Stacionin policor në Prizren”, thuhet në njoftimin e kësaj Komune.

Policia pasi ka vërtetuar dhe konfirmuar për personin i cili e ka humbur, ia ka dorëzuar në prezencë të dëshmitarit me vërtetim të gjitha sendet e humbura. Kuleta i përkiste një gruaje me kombësi turke dhe me këtë veprim e njëjta i ka falënderuar qytetarin dhe Policinë e Kosovës