Shqiptari më i famshëm tregon për famën, por kjo dëshirë po i ngelet ende pa plotësuar

Emri i tij ka vite që është bërë i njohur në mediat shqiptare dhe të gjithë e dinë kërkesën që ka Ard Daullxhiu. Ai do vetëm të ketë një shtëpi.

Edhe pse ka kohë që kërkon të bëj një shtesë në shtëpinë e tij, ende nuk ka gjendur zgjidhje. I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Ardi tha se dëshira e tij e vetme, ishte të kishte një strehëz të re.

“Me thënë të drejtën nuk e prisja, por tani që jam bërë i famshëm, jam shumë i gëzuar. Nëse s’do të bëhesha i famshëm, s’do të më jepnin lekë njerëzit. Fama më ka bërë që njerëzit të më ndihmojnë me pak lekë. Akoma nuk më është plotësuar dëshira për shtëpinë, jam shumë ngushtë. Kam dalë në televizor vetëm për shtëpinë, por akoma nuk e kam zgjidhur hallin. Vuaj vetëm për një shtesë. Njerëzit më duan shumë. Por ka dhe disa që hyjnë në Instagram dhe më shajnë. Më shajnë nga mami që më ka vdekur, më shajnë nga goca që e kam katër vjeçe. Unë në fakt dua një shtëpi, një shtesë. Jam shumë ngushtë me shtëpi, dua të fle rehat. Dua të jem dhe unë si të gjithë të tjerët”, u shpreh Ard Daullxhiu.