Shqiptari nuk e lëviz bythën as kur ia quajnë buçe gruan/ Lexojeni këtë tregim të shkurtër është shumë i bukur



Nga Agim Xhafka



Çifti po delte nga banesa,por një fuoristradë rrinte ndezur te hyrja e pallatit. -Largoje pak makinën,se nuk kalojmë dot,- i tha gruaja shoferit,një çuni të ri që fliste në celular.



-Ik,mos më çaj trapin,-dëgjoi si përgjigje. -Po si s’ke turp që fyen? -O buçe,do e mbyllësh buçen apo të ta kyç unë?Burri,nuk u ndje fare,pérfshiu gruan prej beli dhe u ngjitën prapë te apartamenti i tyre. Do prisnin lart sa të ikte rrugaçi me fuoristradën.

Dhe kërkojmë të ngrihen njerëzit kundër korrupsionit të qeverisë. Shqiptari nuk e lëviz bythën as kur ia quajnë buçe gruan. Largohet kokëulur me të dhe turpin e bën përshesh në tasin e darkës.