Shtatori do sjellë surpriza, parashikimi b.ombë për datën 9

Shtatori nuk do jetë i freskët nga situata politike. Por as nga ajo astrologjike.

Shkencëtarët paralajmërojnë se kanë gjetur një meteor që i kanë vënë emrin ‘2006 QV89’.

Ai thuhet se ka rrezik që të përplaset me Tokën pas disa muajsh.

Shanset që të përplaset me planetin tonë janë 1/7000. Nëse kjo do të ndodhë, data e parashikuar është 9 Shtatori 2019, sipas Agjencisë Hapësinore Europiane.

Ky trup qiellor është zbuluar për herë të parë më 29 Gusht të vitit 2006 dhe ka madhësinë e gjysmës së një fushe futbolli.

Nëse nuk përplaset në muajin Shtator, trajektorja e asteroidit do të rrezikojë sërish Tokën në vitet 2032, 2045 dhe 2062.