Shteti do të futet në izolim të plotë gjatë Bajramit, ja vendimi i Presidentit

Presidenti i Turqisë, Erdogan njoftoi se vendi do të futet në izolim të plotë për katër ditë, duke filluar që nga data 23 maj.

Ky vendim, siç tha Erdogan, është marrë në kuadër të përpjekjeve për të frenuar përhapjen e k.oronav.irusit, teksa vendi do të kremtojë Festën e Fitër Bajramit.

Duke folur pas takimit të kabinetit qeverisës, Erdogan po ashtu tha se shkollat nuk do të rihapen gjatë këtij viti akademik, duke shtuar se mësimi në shkolla do të nisë në shtator, në vitin e ri akademik.

President turk po ashtu tha se xhamitë, nga 29 maji do të rihapen për besimtarët për të kryer lutjet e mesditës dhe pasdites.

Erdogan po ashtu njoftoi se personat e burgosur, që janë dërguar në burg shtëpiak – si pjesë e masave kundër k.oronav.irusit – do të qëndrojnë në b.urg shtëpiak edhe për dy muaj.