Shtyhet sërish sezoni turistik në Velipojë, por më e keqja është se…

Kjo e diele e 26 Majit do te duhej te shenonte nisjes zyrtarisht te sezonit turistik ne Velipoje, por serish per te dyten here ne 3 jave bashkia e Shkodres e shtyu serish. Motivi mbetet i njejte, kushtet atmosferike. Data e re e propozuar tashme eshte 3 qershori, duke shpresuar qe kete here kushtet atmosferike te mos ja prishin serish parashikimin Ademit dhe stafit te saj.

Por nderkohe qe datat shtyhen e se paku do te duhej te sherbenin per marrje masash, per fat te keq as kjo nuk po ndodh dhe plazhi gjendet mes mbeturinave e kaosit.

E si te mos mjaftonte kjo per bashkine prej 1 muaji taksat po ju vilen bizneseve sikur keto te fundit te ishin ne kulmin e punes. Disa prej tyre i kane shkruar Shkodranews duke denoncuar kete fakt qe nuk po perkthehet as ne investime dhe as ne vemendje me te madhe nga ana e bashkise, qe ka detyrim ligjor sic merr parate e taksave, ti perktheje me shume sherbime.

Tashme duke pritur qershorin qe do edhe pak dite te vije, e bashke me te duke uruar te dalin edhe dielli, Voltana po nderton strategjine e re ku sic ka ndodhur rendom ka premtuar shume e ska bere asgje./ShkodraNews