Shtyrja e negociatave/ Plas gallata në rrjet, ironizon gazetari: Pas “shpullës” që i dha në Berlin, Rama-Merkelin tabelë qitje…

Pas “goditjes” që  Merkel dhe aleatët perëndimor i dhanë kryeministrit Rama me shtyrjen e negociatave në shtator kanë plasur dhe komentet në rrjet.

Një ndër këto ka qenë edhe gazetari i njohur Agim Xhafka, i cili ka ironizuar takimin e kryeministrit Edi Rama me kancelaren gjermane, Angela Merkel, pas refuzimit  të hapjes së negociatave sërish.

Në një postim të tij, në rrjetin social Facebook, Xhafka duke u ‘tallur’ shkruan se Rama në shenjë hakmarrjeje do të urdhërojë që në çdo poligion të përdoret fotoja e Merkelit si tabelë qitje.