“Shumë dhimbje, fjalët nuk na i kthejnë sot të dashurit”, ministrja Xhaçka ndan lajmin e t.merrshëm



Ministrja Olta Xhaçka ka reaguar me një mesazh te dhimbshem për v.dekjen e tre personave në minierën e Selishtës, dy minatorëve dhe një inxhinieri.



“Shumë dhimbje për familjet e minatorëve që humbën jetën në Selishtë. Në këtë moment tragjedie, me mendje e me zemër ju gjendemi pranë familjeve që lanë pas Fatos Çesku, Rushdi Rushiti e Ismail Hoxha”, shkruan Xhaçka mes të tjerash.



Shkaku paraprak i ngjarjes së rëndë dyshohet të ketë qenë asfiksia nga gazi.

Postimi i Olta Xhaçka

Ngushëllimet më të sinqerta, edhe pse, as fjalët e as dhimbja që ndajmë me ta nuk kanë për t’ua kthyer të dashurit e tyre. Ky është një vit i vështirë që vijon të na sprovojë. Megjithatë, është detyrimi ynë që pavarësisht sfidave të bëjmë më shumë për minatorët e familjet e tyre

Shumë dhimbje për familjet e minatorëve që humbën jetën në Selishtë. Në këtë moment tragjedie, me mendje e me zemër ju gjendemi pranë familjeve që lanë pas Fatos Çesku, Rushdi Rushiti e Ismail Hoxha.