Si Basha futi në she.rr Berishën me Bamir Topin, ish-presidenti flet për herë të parë

Mbremjen e sotme Bamir Topi ka treguar se Basha ka qene molla e she.rrit te perpl.asjes mes tij dhe Berishes.

Sipas Topit, ka qenë raporti i KLSH për korrupsionin në rrugën e Kombit në kohën që Lulzim Basha ishte në krye të ministrisë së Transporteve.

Topi deklaroi të premten në ReportTV se Berisha kishte vlerësim maksimal për kryeprokuroren Ina Rama.

” Sipas Kushtetutës, Kryeprokurorja bëhet me propozim të presidentit dhe miratim të parlamentit. Tek SHISH ndodh e kundërta, propozohet nga parlamenti dhe miratohet nga Presidenti. Erdhi nevoja e zëvendësimit të Kryeprokurorit. Është propozuar kandidatura e Ina Ramës. Për këtë është bërë një bisedë me Berishën, që i kam thënë “kjo është kandidatura, CV, në fund jeni ju që do e vlerësoni, aq më tepër që kishim raporte të mira”. Kur dekreti ka shkuar në parlament ka bërë debat publik me socialistët , Berisha e ka cilësuar Ina Ramën si Silvia Konti. E ka mbrojtur publikisht. Historia filloi të komplikohet me depozitimin në prokurori që ish kreu i KLSH kishte bërë për rrugën e Kombit. Problemet e para të vërteta kanë filluar të shfaqen këtu. Ndërsa u thellua më çështjen e shefit të SHISH. Kur kam shkruar atje jam kontaktuar dhe kam marrë vlerësime shumë të larta për zotin Bahri Shaqiri që të konfirmohet në detyrë në krye të SHISH”, u shpreh Topi.